Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.
Rastin për Insajderi.com, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se ky aksident ka ndodhur rreth orës 13:00.
Ajo ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dyshohet se një veturë derisa ishte në lëvizje, për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një veturë deri sa ishte në lëvizje për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Insajderi.com/