Vetëm dy fitore larg titullit

Vetëm dy fitore larg titullit

Chelseat i nevojiten vetëm dy fitore në katër ndeshjet e mbetura në kampionat për të fituar matematikisht titullin kampion në Angli. “Meritë” për këtë ka edhe Tottenhami i cili në momentin më të mirë të tijin, sot ka pësuar një humbje të papritur përballë West Ham.

Goli i Lanzinit në minutën e 65 vulosi sfidën, duke ndihmuar skuadrën e Biliç që të bënte hapin e sigurt drejt mbijetesës për t’iu larguar përfundimisht zonës së rrezikut, ndërsa ndal londinezët që mbeten 4 pikë larg Chelseat.

Blutë kanë luajtur një ndeshje më pak sesa Tottenhami, ndaj me suksesin e kësaj fundjave dhe asaj të javës së ardhshme, mund të sigurojnë diferencën matematikore për të bërë të tyrin trofeun.