Filmat që do të konkurrojnë për filmin më të mirë Oscar, duhet të u nënshtrohen rregullavve për diversitet, thotë “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.
Academy ka vënë rregulla për katër lloje të standardeve që duhen plotësuar për ekipet para dhe pas kamerave, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Për ceremoninë e 96-të me radhë të Oscar, që do të mbahet në vitin 2025, vetëm filmat që ju kanë përmbajtur së paku dy prej këtyre standarteve, do të kualifikohen për këtë çmim.
Gjatë viteve të kaluara Oscar është kritikuar për mungesën e diversitetit. Dështimi për të nominuar filma me aktorë me ngjyrë ose minoritete, ka arritur të ngjallë mllef, duke pasur si rezultat faktin që shumë yje filmash të bojkotojnë ceremoninë dhe duke rritur kështu lëvizjen #OscarsSoWhite.
Academy ka ftuar 819 anëtarë të rinjë për të votuar për çmimet e këtij viti, ku 45% janë gra dhe 36% janë me ngjyrë dhe thotë se tani e ka dyfishuar numrin e anëtareve gra dhe trefishuar numrin e njerëzve nga komunitetet me raca dhe etnicitet divers./Insajderi.com