Vetëm një pikë për Realin ndaj Getafes

Vetëm një pikë për Realin ndaj Getafes

Real Madrid është ndalur pa gola në duelin e luajtur në udhëtim tek Getafe.

Derbi lokal ishte i barabartë për të dyja skuadrat për nga rastet,por që asnjëra nuk arriti të paktën të realizoi njëherë.

Ky barazim Realin e lë gjashtë pikë larg pozitës së dytë që posedohet nga Atletico Madrid.

Në anën tjetër Getafe është në vendin e katërt me 55 pikë, aq sa ka Sevilla e pesta.

Në xhiron e ardhshme, Reali luan përsëri si mysafirë, këtë herë ndaj Rayo Vallecanos, kurse Getafe i shkon Sociedadit./Insporti