Presidenti i klubit italian Napoli, Aurelio De Laurentiis ka folur për dyshen e shumë kërkuar, Kalidou Koulibaly dhe Fabián Ruiz.
Laurentiis konsideron që dyshja vlenë 100 milionë euro, ndërsa për Manchester City, Manchester United apo Paris Saint Germain ka thënë se duhet ta paguajnë atë shumë nëse duan ti kenë në ekip Koulibaly dhe Ruiz.
Ekipi më serioz për ti transferuar futbollistët e ekipit italian, është Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola.
‘Nëse Man City ose Man Utd i tregojnë 100 milionë euro, do të më shtyenin të mendoja’ ka thënë Laurentiis për mediet në Itali. /Insajderi.com/