Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në nderim të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, shkruan Insajderi.
“Vëllazërorja” do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik, pikërishtë në ditën e lindjes së Vokrrit.
Federat e Futbollit të Shqipërisë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje.
Kjo ndeshje do të sjell në fushë disa nga emrat më eminent të së kaluarës së futbollit të të dy shteteve në një sfidë simbolike me qëllim nderimi të legjendës Vokrri.
Para ndeshjes, do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadik Vokrri, i cili u nda nga jeta tre vjet më parë.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt të këtij viti në Prishtinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës./Insajderi.com