Vetizolohet Presidentja e Komisionit Europian

Vetizolohet Presidentja e Komisionit Europian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është vetizoluar meqë kishte marrë pjesë në takimin ku ishte i pranishëm një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Me anë të një postimi në Twitter, von der Leyen ka njoftuar se do të jetë në vetizolim deri nesër në mëngjes.

Von der Leyen ka thënë se kishte rezultuar negative për koronavirus javën e kaluar dhe do të testohet sërish sot.

“Jam informuar se në takimin e të martës së kaluar ku kam marr pjesë ishte i pranishëm edhe një person që dje ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, unë do të jem në vetizolim deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negative të enjten e kaluar dhe do të testohem sërsh sot”, ka shkruar ajo në Twitter. /Insajderi.com