Veton Tusha shënon gol për Denizlispor në Turqi

Veton Tusha shënon gol për Denizlispor në Turqi

Talenti kosovar i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Veton Tusha, i cili aktivizohet në Superligën turke te ekipi i Denizlispor, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij humbi te Alanyaspor me shifrat 3:2, në kuadër të javës së 33-të, njofton Insajderi.

Fillimisht mysafirët po fitonin me rezultat 0:2, teksa golin e dytë për Denislisporin e shënoi Tusha, kur po zhvillohej minuta e 51-të e ndeshjes. Kosovari u asistua nga shoku i skuadrës, Marvin Bakalorz.

Në fund, nikoqirët përmbysën rezultatin, duke shënuar tre herë.

Denizlispor mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 26 pikë, me mundësi të vogla për mbijetesë në elitën e futbollit turk. /Insajderi.com