Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë garës së sotme në Azerbajxhan. Dy ngasësit, të cilët e" />

Vettel: Hamilton duhej penalizuar, jo vetëm unë

Vettel: Hamilton duhej penalizuar, jo vetëm unë

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë garës së sotme në Azerbajxhan.

Dy ngasësit, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, patën një sherr të vërtetë në pistë, raporton Insajderi.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

https://www.youtube.com/watch?v=5RYl7xJe1gc

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën.

Vettel pas garës ka kritikuar britanikun për mënyrën e ngasjes. Ka thënë se ka pësuar dëmtime në bolid nga ajo përplasje.

“Ai frenoi para meje po ashtu, çfarë prisni ju nga kjo?”, deklaroi Vettel, i nervozuar me incidentin.

“Unë jam i sigurt se ai nuk e bëri këtë me qëllim por, po ashtu jam i sigurt se nuk ishte lëvizje e duhur. Unë pësova dëmtime, pasi ai rrezikoi të më dëmtojë. Ai e ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në Kinë, kështu që unë nuk mendoj se është mënyra e mirë për t’u bërë këto gjëra. Pas incidentit, ne ishim krah për krah, dhe unë ngrita duart për t’i treguar atij se nuk isha i kënaqur”, u shpreh Vettel.

Vettel deklaroi se penalizimi vetëm për të ishte i padrejtë.

“Nuk e kuptoj përse u penalizova vetëm unë. Nëse duhej të penalizoheshim, atëherë duhej të penalizoheshim të dytë”, ka thënë ai.

I pari në Azerbajxhan u rendit Daniel Ricciardo. Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll, nga skuadra e Williams. /Insajderi.com