Vettel optimist për titullin: Betejë deri në kthesën e fundit

Vettel optimist për titullin: Betejë deri në kthesën e fundit

Ndonëse Lewis Hamilton ka prekur titullin me të dyja duart dhe pret vetëm ta fitojë atë matematikisht, rivali i tij Sebastian Vettel nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Gjermani i Ferrarit e pranon se tashmë nuk ka asgjë në dorën e tij, por premton ‘luftë deri në kthesën e fundit’, ndaj Hamiltonit, në garën për titull.

“Për sa kohë që matematika na mban në lojë, do të provojmë t’ia dalim”, deklaroi Vettel.

“Ndonëse asgjë nuk është më në dorën tonë, unë do të provoj deri në kthesën e fundit, që të marr maksimumin, me shpresën edhe të ndonjë gabimi nga ana e kundërshtarit”, tha Vettel.

Deri në përfundim të kampionatit, kanë mbetur edhe 3 gara, ndërsa diferenca mes dy pilotëve, Hamilton dhe Vettel, është 66 pikë. Gara e ardhshme e Formula 1, është të dielën në mbrëmje, në Meksikë.