Vettel thyen rekordin e shtegut në Shanghai (VIDEO)

Vettel thyen rekordin e shtegut në Shanghai (VIDEO)

Sebastian Vettel i ka dhënë të gjithëve një leksion se si kryhet një rreth në kualifikime duke thyer rekordin e shtegut në Shanghai dhe duke siguruar pole position në garën për Shpërblimin e Madh të Kinës që zhvillohet nesër.

Shoferi gjerman i Ferrarit vendosi kohën prej 1 minute, 31 sekondave dhe 95 të mijtave, që ishte për 87 të mijtat e sekondës (0,087) më e mirë sesa koha e kolegut të tij Kimi Raikkonen dhe për më shumë se gjysmë sekonde më e mirë sesa koha e Valteri Bottas, shoferit finlandez të Mercedesit, i cili niset i treti.

Meqë tre të partë kishin startuar pikërisht në këtë radhitjes edhe në garën e që u zhvillua javën e kaluar në Bahrein, pikërisht Kimi Raikkonen do të jetë nën presion shtesë në start, meqë në atë garë Bottas ia kishte marrë pozitë ne dytë pas kthesës së parë.

Pozita startuese e Hamiltonit, video e Vettelit dhe inot tjera, në artikullin e Insportit.