Bersant Celina ka asistuar në barazimin e Twentes ndaj Zwolles 2-2 të dielën, derisa gazeta angleze The Sun raportoi se ai është duke u vëzhguar nga skuadra e njohur gjermane, Dortmund.
Talenti kosovar i Manchester Cityt, Bersant Celina ka tërhequr vëmendjen e gjigantit gjerman, Dortmund, shkruan gazeta britanike “The Sun”.
Lajmin e botuar në “The Sun” e ka publikuar edhe faqja zyrtare e klubit të Cityt, Mcfcwatch.com, ndërsa thekson se agjentët e Dortmundit e kanë monitoruar përfaqësuesin e Kosovës, i cili është në huazim në FC Twente për një sezon së bashku me të rinjtë tjerë të Cityt, Enes Ynal dhe Yaw Yeboah.
Në ndeshjen e kësaj të diele, skuadra e Twentes priste në shtëpi skuadrën e Zwolles. Celina i cili raportohet se është nën vëzhgimin e skautëve të Dortmundit, nuk hezitoi të shfaq cilësitë e tij.
Anëtari i përfaqësueses së Kosovës arriti të asistojë në këtë takim, derisa zhvilloi 90 minuta lojë. Ai asistoi në minutën e 77′ për sulmuesin e Twentes Enes Unal.
[dailymotion id=”x4xnokx”]