
Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është duke kryer testet mjekësore tek ekipi i ri i Premier Ligës, Middlesbrough.
Siç njofton Sky Sports, klubi anglez beson se do ta kryejë transferimin e tij gjatë të enjtes.
Valdes, 34 vjeçar, ka pasur oferta edhe nga Turqia dhe Portugalia por duket se Boro ka fituar garën për të.
Pas Barcelonës, Valdes qëndroi për një kohë jo të gjatë edhe tek Manchester United./Insajderi.com