Kryeministri victorian në Australi, Daniel Andreës, ka thënë se të dielën do të shpallen kufizime të reja në këtë vend për shkak të përhapjes së madhe të Coronavirusit.
Australia kishte treguar sukses në fillim të pandemisë, por javëve të fundit situata është keqësuar.
Të Dielën u raportuan 671 raste të reja të Coronavirusit dhe shtatë vdekje, Këto rritje të rasteve sollën gjithsejtë në 11.557 infeksione dhe 123 vdekje në Victoria të Australisë.
Masat e reja do të përbëjnë një izolim të natës dhe po ashtu banorët nuk do të munden të kenë udhëtime më të largëta sesa 5 km nga shtëpia e tyre, raporotn BBC, transmeton Insajderi.com/
Kufizime do të ketë edhe në treg pasi vetëm një person nga një familje mund të dalë për të blerë gjera bazike.
Victoria është goditur më së shumti në Australi, sidomos në ditët dhe javët e fundit. /Insajderi.com/