Vidal e zgjedh Inter-in, para Juventus-it

Vidal e zgjedh Inter-in, para Juventus-it

Arturo Vidal ka zgjedhur të kaloj tek klubi i Inter dhe të bashkohet me trajnerin Antonio Conte, duke mos pritur që Juventus të tregojë nëse është apo nuk është e interesuar për shërbimet e tij.

Sipas asaj që shkruan La Gazetta dello Sport, Arturo Vidal, e ka pranuar ofertën e klubit të Inter dhe mezi pret që përsëri të luaj nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, Vidal, është duke u përpjekur që të shkëpus kontratën me Barcelonën dhe të kalojë si lojtar i lirë tek Inter, por edhe nëse kjo gjë nuk arrihet, Inter janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e tij.

Ditë më parë, Arturo Vidal, kishte deklaruar se do të ishte shumë i lumtur po të ftohej nga Andrea Pirlo, që ai të rikthehej tek Juventus, por duket se historia e tij me Antonio Conte-n, e ka pasur ndikimin e saj./Insajderi.com.