
Mesfushori kilian nga radhët e Barcelonës, Arturo Vidal, duket shumë afër transferimit në Itali te skuadra e Antonio Conte-s, njofton Insajderi.
Objektivi për mesfushën e Inter-it, Arturo Vidal, ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës prishjen e kontratës, në mënyrë që të bashkohet me trajnerin Conte, por jo këtë radhë te Juventus.
Inter ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, ku i kanë ofruar kontratë dy vjeçare me gjashtë milionë euro në sezon, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Duke parë dëshirën e lojtarit, klubi blaugran nuk do të tentojë të mbajë lojtarin pa pëlqimin e tij, kështu që ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet një transferim i tillë. /Insajderi.com