Vidal shumë shpejt tek Interi

Vidal shumë shpejt tek Interi

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, do t’i bashkohet Interit.

Fabrizio Romano nga Sky Sport raporton se Nerazzurrët në orët e ardhshme do ta finalizojnë transferimin e reprezentuesit kilian, njofton Insajderi.

Marrëveshja me futbollistin është arritur disa ditë më parë dhe Vidal pritet që së shpejti të mbërrijë në Milano.

“Interi pritet të përfundojë marrëveshjen me Arturo Vidal në orët e ardhshme [gati gati me ditë – ai do të jetë së shpejti në Milano, ka shkruar gazetari në Twitter.

Vidal nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman. /Insajderi.com