
Floyd Mayweather e ka mposhtur irlandezin Conor McGregor, në ndeshjen që u zhvillua sot në Las Vegas.
Meçin e nisi më mirë McGregor, i cili ishte dominues në tri raundet e para, por Mayweather e rimori vetën duke treguar pse konsiderohet njëri nga boksierët më të mirë të historisë së botës, raporton Insajderi.
Mayweather e fitoi meçin që cilësohej “Lufta e Shekullit” ndaj McGregor me nokaut teknik në raundin e 10-të, pas vendimit të gjyqtarit.
Me këtë fitore ndaj McGregor, amerikani arrin rekordin prej 50 ndeshjeve pa humbje në boksin profesionist. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=9FSZMMlwiHs