
PSG ka shënuar edhe fitoren e tretë në Ligue 1.
Kryeqytetasit në ‘Parkun e Princave’ kanë mposhtur me rezultat të thellë 6:2 Toulousen.
Neymar me dy gola, Rabiot, Cavani, Pastore dhe Kurzawa me nga një, shënuan në fitoren e PSG-së.
Mirëpo, goli i fundit i brazilianit Neymar ka lënë mbresa. Ish-futbollisti i Barcelonës dribloi disa futbollistë kundërshtarë brenda zonës për të shënuar më pas një gol të mrekullueshëm. /Insajderi.com