
Një boksier ka kërkuar falje pasi i theu nofullën një maskote në një televizion amerikan. Deontay Wilder ishte i ftuar në ESPN, ku u ftua që të godasë një maskotë.
Por kur ishte menduar se do ishte një moment televiziv me humor, boksieri 32-vjeçar shokoi shikuesit. Ai e shembi maskotën përtokë me aq forcë, sa maskota humbi njërin sy.
Mediat raportojnë se ai nuk e ka ditur se brenda kostumit kishte një njeri, por më pas ishte vetë boksieri që e pranoi se e dinte që po godiste një qenie njerëzore.
Wilder, i njohur edhe si Bomarduesi i Bronxtë, do të ndeshet më 1 dhjetor me Tyson Fury.