
Një peshkaqen ka dalë nga uji dhe ka kafshuar këmbën e një burri i cili po kalonte me parashutë mbi Detin e Kuq, transmeton Insajderi.
Pamjet e xhiruara, të premten, tregojnë momentin kur parashutisti 37 vjeçar nga Jordania po rrinte pezull mbi ujë në Aqaba kur peshkaqeni shfaqet papritur dhe e kafshon atë në këmbë.
Burri humbi një pjesë të pasme të këmbës, shqeu muskujt dhe theu disa brinjë nga ky sulm i peshkaqenit, shkruan Daily Mail.
Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak “Prince Hashem”, ku operoi këmbën e djathtë. Gjendja e tij u përshkrua si stabile.
Mohammad Qatawneh nga Qendra Ndërkombëtare e Zhytjes në Aqaba i tha mediave lokale se, edhe pse tronditëse, sulmet nga peshkaqenët në Gjirin e Aqabas janë të rralla.
“Unë jam zhytur për 20 vjet dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për një sulm të peshkaqenit”.
Edhe disa njerëz të tjerë janë sulmuar në Detin e Kuq nga peshkaqenët gjatë vitit të kaluar megjithëse kishin ndodhur më larg, në jug në brigjet e Egjiptit./Insajderi.com