VIDEO: Tifozët e Ajaxit, tubim emocional pranë shtëpisë së futbollistit të sëmurë

VIDEO: Tifozët e Ajaxit, tubim emocional pranë shtëpisë së futbollistit të sëmurë

Qindra tifozë të ekipit holandez Ajax kanë organizuar një tubim emocional jashtë shtëpisë së një lojtari që pësoi dëmtime të trurit gjatë një ndeshje miqësore të klubit, javën e kaluar.

Tifozët kanë shprehur mbështetje për 20-vjeçarin Abdelhak Nouri, i cili u rrëzua në tokë në ndeshjen miqësore ndaj Werder Bremenit, raporton BBC.

Klubi holandez ka konfirmuar se mesfushori pësoi “dëmtime serioze dhe të përhershme të trurit”.
Nouri, i njohur si Appie, është transferuar në një spital të Amsterdamit për trajtim të mëtejshëm.

Në mbështjetje të lojtarit, tifozët e Ajaxit u mblodhën jashtë shtëpisë së prindërve të Nourit në Amsterdam, duke duartrokitur, ndezur flakadanë dhe duke kënduar “Appie, Appie”.

Ai mori trajtim emergjent në fushë – në ditën e lojës – dhe u dërgua fillimisht me helikopter në një spital në Innsbruck, para se të transferohej në spitalin e Amsterdamit.

Klubi ka thënë se nuk ka asnjë shans që ai të shërohet nga dëmi. /Insajderi.com