Vidhet një diamant me vlerë 1,6 milion euro

Policia japoneze është në kërkim të diamantit prej 50 karatëve me vlerë prej 1,6 milion euro i cili është vjedhur në Jokohama gjatë një ekspozite të stolive.

Vidhet një diamant me vlerë 1,6 milion euro

“Është vjedhur një diamant i cili është vlerësuar në 200 milionë jenë. Mendoj se është marrë nga vitrina ku ishte i ekspozuar”, ka thënë zëdhënësi i policisë për France Presse.

Sipas televizionit publik NHK, vjedhjen në qendrën ekspozuese “Pacifico” në Jokohamë, në afërsi të Tokios, e ka vërejtur kah fundi i ditës një i punësuar, si dhe që vitrina nuk ishte e mbyllur. Një orë më herët diamanti ishte në të, pretendojnë mediet.

Si duket vetëm ky diamant ishte vjedhur, i cili është pronë e një firme japoneze.

Përkundër vjedhjes ekspozita nuk është ndërprerë, dhe përfundon sot./Insajderi.com.