Vietnam, 13 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut

Vietnam, 13 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut

Ekipet e shpëtimit që u dërguan në terren pas rrëshqitjes së dheut gjatë ndërtimit të një hidrocentrali në Thua Thien-Hueu, Vietnam, pësuan nga një rrëshqitje e sërishme e dheut, transmeton Insajderi.

Media shtetërore “Vietnam News” raportoi se një kodër u shemb mbi 13 shpëtimtarë, përfshirë 11 ushtarë në zonën ku ata ishin të vendosur. Nga ta, tetë shpëtimtarë arritën të shpëtonin, por u nxorën trupat e 13 personave të tjerë.

Zyrtarët theksojnë se ende nuk është vendosur asnjë kontakt me njerëzit pas rrëshqitjes së dheut në vendin e ndërtimit të hidrocentralit ndërsa besohet se dhjetëra persona të tjerë janë të zhdukur.

Nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga reshjet e shiut në Vietnam që nga java e kaluar janë nxjerrë 30 kufoma. /Insajderi.com