Viktima arratiset nga bagazhi i makinës

Viktima arratiset nga bagazhi i makinës

Një grua e rrëmbyer në Alabama ka qenë e aftë të arratiset nga bagazhi i një makine, pasi rrëmbyesi i saj ndaloi makinën në një pikë karburanti.

Ajo ishte në gjumë në shtëpinë e saj, kur rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, një burrë hyri në shtëpinë e saj. Ajo ka treguar për policinë se i kishte kërkuar para, e më pas i kishte lidhur duart për të futur në bagazhin e makinës Ford Taurus.

Fatmirësisht, siç tregojnë edhe pamjet e videos, ajo ia ka dalë që të lirohet nga litari dhe të hapë derën e bagazhit kur makina ka ndaluar, për të vrapuar drejt një vendi të sigurt nga ku ka kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Autori, i identifikuar si 36-vjeçari Timothy Wyatt, sapo ishte liruar me garanci për tentativë vrasje.