Në Belgjikë një grua 66 vjeçe është gjetur e vdekur në afërsi të rimorkios së saj në afërsi të plazhit, transmeton AP, duke pretenduar se ajo konsiderohet viktima e parë e të nxehtit në këtë vend.
Atë e kishte gjetur fqinja e saj të enjten mbrëma. Supozohet se ajo ka vdekur derisa rrezitej.
Kjo ka ndodhur në Midelkerkeu në bregun e Belgjikës, ku temperatura ka kaluar mbi 40 shkallë të Celsiusit.
Komisari i policisë së Midelkerkes Franck Delva ka deklaruar për AP se është e qartë se vdekja është shumë e lidhur me të nxehtin.
Shërbimet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë arritur ta shpëtojnë gruan.
Në Belgjikë, si edhe në shumë vende të Evropës Perëndimore, dje u shënua temperatura rekorde prej 41,8 shkallë edhe atë në vendin Begijnendijk, 30 kilometra në lindje të Brukselit./Insajderi.com.