Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur

Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur

Një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës, sot ka tronditur kryeqytetin, kurse detajet e rasttit po bëhen gradualisht të njohura për publikun.

Siç kishte raportuar Insajderi, i dyshuari H. Krasniqi kishte vrarë gruan dhe renë e tij dhe ka bërë vetëvrasje.

Përderisa këto informata, Insjaderit ia kishte konfirmuar edhe prokuroria, Insporti merr vesh nga burime se familja e afektuar nga kjo tragjedi është ajo e një hendbollisti të njohur kosovar.

Fjala është për Kreshnik Krasniqin, hendbollistin shumë vjeçar të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës.

Krasniqi është lojtar i pozitës së qendrës në Prishtinë dhe në kombëtare, kurse në vitin 2013, ka qenë hendbollisti më i mirë në Kosovë, raporton Insporti duke iu referuar të dhënave të konfirmuara nga Federata e Hendbollit të Kosovës.