Villareal zyrtarizon dy blerje brenda ditës

Villareal zyrtarizon dy blerje brenda ditës

Klubi nga La Liga, Villareal, e ka filluar shumë seriozisht me përforcimet e klubit, para se sezoni i ri të fillojë.

Sot gjatë ditës, Villareal ka zyratizuar transferimin e dy lojtarëve. Francis Coquelin dhe Dani Parejo, janë dy lojtarët më të ri të Villareal, njofton Insajderi.

Dani Parejo, është marrë si transferim i lirë, ndërsa Francis Coquelin i ka kushtuar rreth 8 milion euro.

Ditë më parë, Villareal, e kishte zyrtarizuar edhe huazimin e japonezit, Kubo, nga Real Madrid.

Villareal, ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë në sezonin e ardhshëm./Insajderi.com.