Manchester United dhe Villarreal kanë siguruar biletën për në finale të Europa League, njofton Insajderi.
Pavarëisht fitores 3-2 mbrëmjen e sotme, megjithatë Roma eliminohet nga Europa League. “Djajtë e kuq” janë të parët që kalojnë në avantazh falë Cavanit, por ‘verdhekuqtë’ kanë ditur si të përgjigjen.
Në fakt pjesa e dytë ka nisur vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të tre minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Cavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68-të tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.
Kështu, ‘verdhekuqtë’ humbasin edhe trenin e fundit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në sfidën tjetër mes Arsenalit dhe Villarrealit, takim është mbyllur pa gola, teksa në finale kalojnë spanjollët pasi ndeshjen e parë në shtëpi e kishin fituar me shifrat 2:1. /Insajderi.com