Villarreal dhe Manchester United shënojnë fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League

Villarreal dhe Manchester United shënojnë fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League

Është mbyllur me rezultatin 2-1 gjysmëfinalja e parë mes Villarrealit dhe Arsenalit. Spanjollët kanë befasuar “topçinjtë” në këtë takim, ku ia kanë bërë mbrëmjen të vështirë, njofton Insajderi.

Që në minutën e pestë, “nëndetësja e verdhë” tund rrjetën me anë Trigueros, ndërsa brenda minutës së 29-të do e gjente veten në avantazh të dyfishtë. Ishte Albiol ai që do i sillte golin e qetësisë.

Në momentin kur Arsenali gjendej përballë një rezultati të vështirë, ishte një penallti ajo që do i shpëtonte mbrëmjen. Pepe shkon pranë topit dhe fiton duelin me portierin e Villarrealit në minutën e 73-të. Një gol ky që merr një peshë të madhe për “topçinjtë”, pasi shënohet në fushë të huaj. Kështu në Londër shanset për të mbërritur në finale mund të jenë më të mëdha.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Manchester United ka fituar kundër Romës me rezultat 6:2, teksa vendimtare në këtë takim ishte një penallti e akorduar në favor të vendasve, që çoi shifrat në 4:2. /Insajderi.com