
Përveç skuadrave italiane me në krye Cagliarin, Torinon dhe Fiorentinën tani mesfushorin belg po e kërkojnë dhe në kampionatin spanjoll, në La Liga, njofton Insajderi.
Sipas medias spanjolle “TodoFichajes.com”, Villarreal ka trokitur në derën e Interit për “Ninja”-n.
Klubi iberik është në kërkim të një mesfushori “lider” për të zëvendësuar Vincente Iborra, i cili do të qëndrojë jashtë fushës për gjysmën e sezonit pasi ka patur një dëmtim serioz.
Radja Nainngolan do t’a vlerësonte këtë ofertë pasi tek skuadra “zikaltër” nuk ka mundur të gjejë dot minuta për këtë sezon. /Insajderi.com