
Trajneri portugez Andre Villas Boas, ka depozituar kërkesën e largimit nga posti i trajnerit, presidentit të ekipit francez, Olympique de Marseille, njofton Insajderi.
Gjatë konferencës për shtyp e ka konfirmuar vetë tekniku luzitan ku ka deklaruar se ardhja e lojtarit Olivier Ntcham, e bëri të largohet vetë nga roli i trajnerit nga skuadra marsejeze:
“Kisha refuzuar ardhjen e lojtarit Ntcham. Nuk jam dakord me politikën sportive të klubit dhe po jap dorëheqjen time. Nuk më kanë kthyer as përgjigje përse e bënë. E dashuroj Marseille, por personaliteti im nuk preket. Nuk dëshiroj para, asgjë, thjesht dua të largohem”, ishin fjalët e ish teknikut të Chelsea-t, Villas Boas. /Insjderi.com