
Sulmuesi i talentuar i Real Madrid, Vinicius Junior nuk do të transferohet në Manchester United, pas raportimeve të fundit se “Djajt e Kuq” dëshirojnë transferimin e tij, transmeton Insajderi.
Siç raporton “Goal”, Vinicius nuk i është ofruar United.
Sulmuesi brazilian është një nga lojtarët e preferuar të presidentit, Florentino Perez, dhe gjithashtu vlerësohet lartë nga stafi dhe trajnerët.
Pavarësisht thashethemeve për transferimin e tij, Vinicius pritet të luaj edhe për një periudhe me skuadrën mbretërore.
21-vjeçari u transferua në Madrid në vitin 2018 nga Flamengo, dhe gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar tetë gola në 82 paraqitje për ta./Insajderi.com