Vipassana – Arti antik i pastrimit të mendjes

Vipassana – Arti antik i pastrimit të mendjes

Vipassana është një teknikë meditimi e cila daton para 2500 vitesh, e cila është praktikë shumë e popullarizuar mes budistëve, por jo vetëm.

“Kur trupi është i ndyer, papastërtia mund të shihet dhe ne mund të e pastrojmë. Por kur mendja ndyhet, nuk mund të e shohim. Meditimi vipassana praktikohet për të pastruar mendjen,” thotë një nga praktikuesit e kësaj metode, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ananda Shakya, një mësues i Vipassanas thotë se: “Një ndër specialitetet e kësaj metode është që fokusohet në gjërat natyrale. Ne nuk kemi nevojë të pëshpërisim hymne. Ne vetëm vëzhgojmë frymëmarrjen, e cila është e ndërlidhur me mendjen tonë.”

“Vipassana është kombinim i dy fjalëve “vi” që do të thotë të shohësh në mënyrë speciale dhe “passana” të shohësh. Gautam Buddha është hulumtimtuesi më i madh i kësaj metode.”

Hapi i parë i kësaj praktike nis me ‘Anapana’, që është teknika e vëzhgimit të frymëmarrjes dhe nxjerrjes së frymës. I gjithë medimi është i përqëndruar në hundë.

Qëllimi kryesor i Anapana është të mbajturit e mendjes stabile dhe të fokusuar.

Për të u përqëndruar në këtë praktikë, ne kemi nevojë për një vend të qetë dhe të ulemi me këmbë të kryqëzuara. Shpina duhet të jetë e drejtë dhe sytë e mbyllur. Medimi synon të bëhemi të vetëdijshëm për gjërat që janë duke ndodhur në moment.

“Në rrisim zgjatjen e meditimit secilën mbrëmje. Është si një lloj ushtrimi, që sa më shumë praktikohet, e rrit kapacitetin e medituesit,”thotë Shakya.

Kur mendja jonë të jetë e pastër, ne do të jemi më miqësor ndaj të tjerëve, do të na rritet empatia, do të përjetojmë më shumë kënaqsi.

Praktikimi i kësaj metode ka treguar rezultate në përballje me frikën dhe ankthin./Insajderi.com