Virgjëreshat kundër Vatikanit: “Nuset e Krishtit s’është nevoja të jenë të virgjëra”

Virgjëreshat kundër Vatikanit: “Nuset e Krishtit s’është nevoja të jenë të virgjëra”

Gratë e krishtera që janë zotuar që të ruajnë virgjërinë sa të jenë gjallë si “nuse të Krishtit” kanë shprehur tronditjen e tyre ndaj një dokumenti të Vatikanit ku thuhet në mënyrë eksplicite se virgjëria nuk është kusht për shenjtërimin e tyre, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Instruksionet e reja të Vatikanit për virgjërinë e shenjtë, Ecclesiae Sponsae Imago, janë publikuar në fillim të këtij muaji pas kërkesës nga peshkopët që kanë raportuar për numrin në rritje të grave që po e kryenin atë detyrim.

Janë dikund 5 mijë virgjëresha të shenjtëruara në të paktën 42 vende të botës, me numrin më të madh të tyre në Francë, Itali dhe Argjentinë.

Virgjëreshat e shenjtëruara janë gra të pamartuara të cilat e ofrojnë virgjëritetin e tyre fizik si dhuratë për Krishtin, dhe që i përkushtojnë kohë pendesës, punës në falje dhe në lutje. Për dallim nga murgjeshat, ato nuk jetojnë në komunitete të mbyllura e as nuk veshin tesha të veçanta. Shumica prej tyre kanë punë të ndryshme, dhe i sigurojnë nevojat e tyre përmes punëve që kryejnë si njerëzit e tjerë.

Një pjesë e këtyre instruksioneve thotë për hapinë e të gjithëve se virgjëriteti i vërtetë nuk është thelbësor për një grua që të konsiderohet virgjëreshë e shenjtëruar.