Virulogja kineze thotë se Covid-19 është krijuar në një laborator ushtarak në Kinë

Virulogja kineze thotë se Covid-19 është krijuar në një laborator ushtarak në Kinë

Një shkencëtare kineze, e cila ka ikur prej Kinës për në SHBA ka thënë që Covid-19 është krijuar në një laborator ushtarakë.

Ky pretendim që është mohuar vazhdimisht prej autoriteteve kineze, është pohuar nga virologjia Dr. Li Meng-Yan gjatë një interviste, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ajo pretendon se virusi, i cili ka vrarë rreth 689,000 njerëz në të gjithë botën, ka ardhur nga një strukturë e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA).

Dr Li, e cila është hulumtuese në Hong Kong School të Shëndetit Publik e ka akuzuar edhe më parë Beijing që ka mbuluar shpërthimin e parë të këtij virusi në Wuhan.

Gjatë hulumtimeve të saj, ajo vërtetoi se shpërthimi i virusit vinte nga PLA.

Dr Li thotë: “Në atë kohë unë kisha vërtetuar që virusi vinte nga laboratori ushtarak i Partisë Komuniste Kineze.

“Wuhan-i e ka përdorur këtë virus si grackë,” shprehet Dr Li.

Virulogja ka thënë se pas raportimin të saj ajo nuk ndihej më e sigurt në Kinë dhe u detyrua të ikë në Amerikë./Insajderi.com