Virusi Covid mund të përhapet më shumë se në distancën prej dy metrash në vendet me ventilim jo të mirë

Virusi Covid mund të përhapet më shumë se në distancën prej dy metrash në vendet me ventilim jo të mirë

Në kohën kur nxënësit mendohet të rikthehen në shkollë, prindërit dhe mësuesit janë të brengosur për faktin se si do të mund të përhapet virusi sidomos në ndërtesa me sistem jo të mirë të ventilimit.

“Ka mendime shumë kontradiktore lidhur me përhapjen e SARS-CoV-2, nëse virusi mund të përhapet përmes rrugëve të frymarrjes apo jo,” tha John Lednicky, i cili studion viruset në Universitetin e Floridës.

Lindsey Marr, profesoreshë e inxhinierisë civile dhe të ambientit e cila studion se si udhëtojnë viruset nëpër ajër thotë: “Ky është një virus që është present në grimca të vogla që ne i quajmë aerosols të cilat mund të udhëtojnë më larg se ajri dhe të mbesin në ajër për disa minuta apo orë.”

Kjo është e rëndësishme, sepse deri tash vëmendja është fokusuar te fakti se virusi mund të shprëndahet përmes ajrit deri në një metër e 82 cm.

Aerosols mund të përhapen lehtësisht përmes të folurit. Një simulim i ambientit të një klase tregon se si përhapja e virusit mund të ndalohet duke përdorur një sistem ventilimi afër një mësuesi.

“Nëse vërtetojmë që virusi mund të përhapet përmes ajrit, mund të e parandalojmë duke marrë masa për të parandaluar këtë rrezik,” tha Marr./Insajderi.com