Virusi po i tronditë tregjet: Çmimi i arit është rritur, ndërsa nafta është liruar

Çmimi i arit sot është rritur sepse koronavirusi, zgjerimi i të cilit jashtë Kinës është përshpejtuar, ka shkaktuar frikë te investitorët prandaj ata kanë gjetur strehë për kapitalin e tyre.

Virusi po i tronditë tregjet: Çmimi i arit është rritur, ndërsa nafta është liruar

Njëkohësisht aksionet evropiane janë dobësuar në tregtinë e sotme për të njëjtin shkak.

Çmimi i arit ka kërcyer për 1,32 për qind në 1.666,15 dollarë për një ons (28,35 gram). Njëkohësisht edhe argjendi është shtrenjtuar për 0,95 për qind dhe është shitur për 18,69 dollarë për një ons, derisa paladiumi është shtrenjtuar për 0,22 për qind dhe e ka arritur çmimin 2.713,52 për një ons.

Mirëpo, çmimi i naftës është në rënie, kështu që në krahasim me çmimin i cili ishte në maj të vitit të kaluar ka rënë madje 2,43 për qind në 56,53 dollarë për një fuqi (159 litra)./Insajderi.com.