Virusi vdekjeprurës në Kinë është transmetuar mes njerëzve, konfirmohet nga Pekini

Virusi vdekjeprurës në Kinë është transmetuar mes njerëzve, konfirmohet nga Pekini

Koronavirusi i ri që ka infektuar më shumë se 200 njerëz në Kinë është transmetuar mes njerëzve, sipas autoriteteve shëndetësore kineze, shkruajnë mediat e huaja.

Zhong Nanshan, i cili kryeson Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës, ka thënë për agjencinë e lajmeve Xinhua, organizata zyrtare shtetërore e lajmeve e Kinës se dy raste të transmetimit nga njeriu në njerëz ishin konfirmuar në Kinë, një në Wuhan dhe një në Guangdong.

Zyrtarët kinezë fillimisht e kishin lidhur virusin me tregun e madh të prodhimeve të detit në Wuhan, Kinë, nga ku kishin lindur shumë nga rastet.

Infeksionet e raportuara rishtazi janë më shumë se trefishuar gjatë fundjavës, duke u rritur në më shumë se 200 raste, sipas Komisionit Shëndetësor Komunal Wuhan, me disa raste të raportuara jashtë Kinës, në Japoni, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

Tre persona kanë vdekur nga virusi, i cili është në të njëjtën familje si SARS, MERS dhe ftohja e zakonshme, transmeton Telegrafi.

Simptomat e pacientëve, të cilat i ngjajnë pneumonisë, përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe probleme në mushkëri, të cilat u zbuluan përmes rrezeve të kraharorit.

“Shpërthimi i fundit në Wuhan dhe vende të tjera duhet të merret seriozisht”, ka thënë presidenti kinez Xi Jinping të hënën, sipas rrjetit shtetëror televiziv. /Insajderi