Shkencëtarët po kërkojnë vullnetarë për të marrë pjesë në një provë për të parë nëse marrja e vitaminës D mund t’i japë sistemit imunitar një nxitje kundër Covid 19, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Njerëzit që do të pranojnë të marrinë pjesë, do të pranojnë pilula me postë për të marrë çdo ditë për gjashtë muaj rresht, nëse ata kanë mungesë të “vitaminës së diellit”.
Mungesa e vitaminës D është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar, tek njerëzit me mbipeshë dhe tek njerëzit me ngjyrë dhe aziatikët – të gjitha grupet që janë në rrezik të shtuar që të sëmuren shumë me Covid.
Studimi, i udhëhequr nga studiues nga Universiteti Queen Mary i Londrës dhe financuar nga Barts Charity, do të përdorë doza më të larta të vitaminës D sesa suplementet e rregullta dhe studiuesi kryesor David Jolliffe, tha se ky studim ka potencialin të japë një përgjigje përfundimtare, në pyetjen nëse vitamina D ofron mbrojtje kundër Covid.
“Shtesat e vitaminës D janë me kosto të ulët, me rrezik të ulët dhe të arritshme gjerësisht; nëse provohen si efektive, ato mund të ndihmojnë ndjeshëm në luftën tonë globale kundër virusit,” tha ai.
Megjithëse suplementet e vitaminës D janë shumë të sigurta, marrja e më shumë se sasia e rekomanduar çdo ditë mund të jetë e rrezikshme në planin afatgjatë./Insajderi.com.