![Viti i Ri 2020 – kështu urojnë Miloti e Belkizja [Foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/perinsp-730x440.png)
Milot Rashica së bashku me bashkëshorten Belkiz Kera kanë uruar për festat e fundvitit.
Superylli i Kombëtares së Kosovës, që ditëve të fundit festat e fundvitit i kaloi në pushime në Dubai, së bashku me bashkëshorten kanë pritur ndërrimin e moteve.
Rashica ka ndarë një foto në ‘Instagram’, së bashku me Belkiz Keran, ku ka shkruar “Urime Viti i Ri 2020”.
Vushtrriasi po kalon në formë të shkëlqyer me Werder Bremenin dhe vitin që shkoi ishte ndër më të mirët e ekipit, si te skuadra ashtu edhe në kombëtare. /Insporti.com/