
Turistët vitin e kaluar në Turqi kanë shpenzuar 5 miliardë e 108 milionë dollarë për ushqime dhe pije, shkruan Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e Institutit Turk të Statistikave (TÜİK), shpenzimet totale të turistëve në Turqi gjatë vitit të kaluar kanë qenë 22 miliardë e 107 milionë dollarë, edhe atë 18 miliardë e 495 milionë shpenzime personale, tre miliardë e 611 milionë shpenzime për turne të organizuara.
Në kuadër të shpenzimeve personale të turistëve, më së shumti (27 përqind) janë bërë shpenzime për ushqime dhe pije, konkretisht 5 miliardë e 108 milionë dollarë, ndërsa më pas radhiten shpenzimet për transport ndërkombëtar me tre miliardë e 269 milionë dollarë. /Insajderi.com