Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE

Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE

Edhe këtë vit, rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, në tërë Kosovën, do të organizojë aktivitete EKSKLUZIVE, enkas për nderë të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), nga data 14 – 20 SHKURT 2020, organizojnë “Javën e prodhimeve vendore”, me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?  Aktiviteti do të fillojë në marketin e Viva Fresh Store në Prishtinë – Veternik, më datë 14 shkurt, (E Premte), duke filluar nga ora 13:00.

Ky aktivitet, do të shtrihet në gjithë rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store në Kosovë, ku përgjatë këtyre ditëve festive, prodhuesit vendorë, do të kenë mundësi që t’i ekspozojnë dhe promovojnë edhe më shumë, prodhimet e tyre vendore.

Viva Fresh Store është njëra nderë përkrahësit më të mëdhenj, e cila në marketet e saja, ka me mijëra produkte të MBI 180 prodhuesve vendorë. Kjo kompani, jo vetëm gjatë festave, por edhe përgjatë gjithë vitit, ka stimuluar dhe vazhdon t’i mbështesë prodhuesit vendorë, duke ju krijuar hapësirë të volitshme për shitje, jo vetëm në markete, por edhe në aktivitetet tjera reklamuese si; fletushka, reklama, rrjetet sociale etj. Vetëm gjatë vitit 2019, MBI 30 për qind e shitjeve në total në Viva Fresh Store, janë realizuar me produkte vendore.

Përpos aktiviteteve të shumta, për këto ditë festive, janë përgatitur edhe OFERTA të shumta dhe ZBRITJE të mëdha, GJITHÇKA vendore, me çmime FESTIVE.

https://www.facebook.com/vivafresh.rks/videos/739174973156468/

https://www.facebook.com/vivafresh.rks/videos/215368429505782/

Kosovë, Urime Dita e Pavarësisë!