Drejtori i CIA-s Mike Pompeo do të vizitojë Turqinë të enjten në vizitën e tij të parë jashtë vendit për të diskutuar çështje të sigurisë, duke përfshirë edhe luftën e Turqisë kundër një lëvizjeje të udhëhequr nga një klerik me bazë në SHBA akuzuar për orkestrimin e një grusht shteti ushtarak të dështuar .
Për vizitën e Pompeo, është vendosur gjatë një bisede telefonike 45-minutëshe mes presidentëve Donald Trump dhe Rexhep Tajip Erdogan të martën vonë, sipas zyrtarëve nga zyra e Erdoganit. Ata informuan një grup gazetarësh të mërkurën në kushte anonimiteti, në përputhje me rregulloret e qeverisë, raporton AP.
Sipas zyrtarëve turk, temat kryesore në këtë takim do të jenë çështjet lidhur me luftëtarët kurdë në Siri, të cilët qeveria turke i konsideron si terroristët për shkak të përkatësisë së tyre me rebelët kurdë të cilët nuk përfillin ligjet në Turqi.
Turqia gjithashtu dëshiron që kleriku, Fethullah Gylen, të ekstradohet nga SHBA-të, ajo është gjithashtu duke kërkuar që Uashingtoni të ndalojë mbështetjen e grupeve kurde në Siri.
Vizita e shefit të CIA-s,vie vetëm pak ditë pas vizitës së kryeministres britanike Theresa May dhe kancelarës gjermane Angela Merkel. /Insajderi.com