Vizitoni Muzeun e Luvrit nga komoditeti i shtëpisë suaj

Vizitoni Muzeun e Luvrit nga komoditeti i shtëpisë suaj
Burimi i fotografisë: Stephane Cardinale/Corbis/Getty Images

Të gjithë ata që i ka marrë malli për artin e bukur gjatë pandemisë, ose për ata që nuk patën mundësi ta vizitonin asnjëherë Luvrin në Francë, muzeu ka lëshuar një platformë në internet që paraqet të gjitha veprat artistike të muzeut, të përbërë nga më shumë se 480,000 vepra, njofton Insajderi.

Artdashësit dhe studiuesit ashtu si tani do të jenë në gjendje të shikojnë të gjithë koleksionin e Luvrit në internet FALAS.

Uebfaqja tregon vepra arti nga koleksionet në tetë departamentet e muzeut, duke filluar nga arti islamik dhe skulpturat e Rilindjes deri te antikitetet egjiptiane dhe pikturat nga artistët në të gjithë botën. /Insajderi.com