Policia në West Midlands të Britanisë së Madhe ka publikuar pamje të dy kriminelëve që vjedhin një Mercedes me kuti transmetuese sinjalesh.
Në këtë video dy hajdutët shihen duke vendosur njërën kuti afër veturës ndërsa me tjetrën detektojnë sinjalet e çelësit të veturës që gjendet brenda shtëpisë.
Përmes këtyre kutive transmetuese vetura pranon sinjalin e çelësit nga brenda dhe hapet.
Këto kuti mundësojnë edhe ndeshjen e veturës pasi të ketë pranuar sinjalet e çelësit.
Policia në Britani të Madhe ka bërë të ditur se Mercedesi ende nuk është gjetur.
Police in West Midlands, UK, have released footage of criminals stealing a car using two relay boxes http://cnn.it/2Aj7YMn
Posted by CNN on Friday, 1 December 2017