Ministria e Jashtme e Sirisë tha se goditjet ajrore të SHBA, Britanisë dhe Francës ishin “një dhunim flagrant i së drejtës ndërkombëtare dhe principeve të Kartës së OKB”, " />

Vjen edhe një reagim nga Siria: Sulmet ajrore paraqesin kërcënim për paqen

Vjen edhe një reagim nga Siria: Sulmet ajrore paraqesin kërcënim për paqen

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se goditjet ajrore të SHBA, Britanisë dhe Francës ishin “një dhunim flagrant i së drejtës ndërkombëtare dhe principeve të Kartës së OKB”, njofton CNN, duke cituar agjencinë e lajmeve të Sirisë.

“Siria i bën thirrje, bashkësisë ndërkombëtare të dënojë me tërë forcën, këtë agresin, që do nuk do të çojë tjetër përveçse në ndezjen e tensioneve nëpër botë dhe që paraqet një kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë në të gjithë botën,” tha ministria siriane.