Vjen konfirmimi nga Federata angleze dhe trajneri Southgate rreth Sterlingut

Vjen konfirmimi nga Federata angleze dhe trajneri Southgate rreth Sterlingut

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për situatën e Raheem Sterlingut dhe vendimin për ta lënë atë jashtë kombëtares për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Sterling është lënë jashtë ekipit për ndeshjen ndaj Malit të Zi të enjten, pas zënkës që pati me bashkëlojtarin Joe Gomez, raporton Insporti

“Për fat të keq, emocionet e ditës së të diel ende ishin të freskëta”, tha Southgate duke iu referuar ndeshjes Liverpool – Man City.

“Një nga sfidat dhe pikat e forta për ne ka qenë që të ndajmë rivalitetet e klubeve nga kombëtarja”, ka thënë ai.

“Kemi marrë vendimin mos ta grumbullojmë Raheemin për ndeshjen ndaj Malit të Zi, të enjten. Ndjej se kemi marrë veprim që ishte i duhuri për grupin”, ka shtuar Southgate.

“Tani që vendimi është marrë në pajtim me të gjithë ekipin, është e rëndësishme që të mbështesim lojtarët dhe të fokusohemi në ndeshjen e të enjtes mbrëma”, ka potencuar ai.

Kjo është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Anglisë.

“Mund të konfirmojmë se Sterling nuk do të konsiderohet për ndeshjen kualifikuese të Evropianit këtë të enjte”, thuhet në njoftim të Federatës. /Insporti.com/