Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka kritikuar kapitenin Granit Xhaka për përplasjen e tij me tifozët e klubit.
Xhaka u përplas me tifozët e Arsenalit në momentin kur Emery vendosi ta largojë nga loja në përballjen me Crystal Palacen.
Kapiteni duke u larguar nga fusha hoqi fanellën dhe nuk u ndal në bankinë, por shkoi direkt në zhveshtore.
“Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC pas ndeshjes.
Arsenali në këtë përballje barazoi 2:2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash.