Klubi spanjoll, Real Madrid, të premten ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit austriak, David Alaba, informon Insajderi.
Alaba do t’i bashkohet skuadrës spanjolle me parametra zero, pasi ishte lojtarë i lirë, për arsye se nuk kishte pranuar të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munchen.
28 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026, ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.
Austriaku është pjesë e bavarezëve që nga viti 2011, ku gjatë kësaj periudhe zhvilloj 281 paraqitje dhe shënoj 22 gola. /insajderi.com